Termat & Kushtet
Përditësuar më: 5/21/2026
1. Të dhëna mbi operatorin
Shërbimi ofrohet nga ERE RENT Car, person fizik i regjistruar në Republikën e Shqipërisë me NIPT M66527002M. Kontakt zyrtar: ere@ererentcar.com, +355 69 296 0127.
2. Kushtet e qiramarrjes
- Mosha minimale e qiramarrësit: 21 vjeç.
- Patentë drejtimi e vlefshme prej të paktën 1 viti.
- Dokument identifikimi i vlefshëm (kartë identiteti / pasaportë).
- Çmimet janë të shprehura në Euro dhe përfshijnë TVSH-në, sigurimin bazë dhe asistencën rrugore.
3. Rezervimet dhe pagesat
Rezervimet konfirmohen pas marrjes së përgjigjes nga ERE Rent Car. Politika e anulimit: 100% rimbursim nëse anulohet më shumë se 48 orë para marrjes; 50% e pagesës humbet nëse anulohet 12–48 orë para (kërkohet njoftim paraprak); nuk ka rimbursim nëse anulohet më pak se 12 orë para — për raste të veçanta kontaktoni shërbimin tonë.
Pagesa kryhet në momentin e marrjes së mjetit me cash ose me kartë krediti / debiti të çdo lloji (Visa, Mastercard, Maestro, American Express etj.).
Me kërkesën tuaj, pagesa mund të kryhet edhe online nëpërmjet PayLink / link pagese, ose me transfertë bankare (IBAN) — pa asnjë komision shtesë.
4. Dorëzimi dhe kthimi i mjetit
Falas: dorëzimi dhe kthimi në Aeroportin e Tiranës (TIA), në Portin e Durrësit ose në zyrën tonë në Vorë kryhen pa asnjë kosto shtesë.
Pika të tjera (qytet, plazh, hotel, malësi): dorëzimi është i mundur me kërkesë dhe vlerësohet rast pas rasti. Në varësi të distancës dhe orarit, mund të aplikohet një tarifë e vogël transporti, e cila ju komunikohet dhe miratohet nga ju para konfirmimit të rezervimit. Pa surpriza.
5. Përgjegjësia e qiramarrësit
Qiramarrësi është përgjegjës për përdorimin e duhur të automjetit, respektimin e Kodit Rrugor dhe për çdo dëm të shkaktuar nga neglizhenca, përdorimi nën efektin e alkoolit/lëndëve narkotike, ose drejtimi nga persona të paautorizuar.
6. Sigurimi
Të gjitha automjetet janë të mbuluara me sigurim të detyrueshëm TPL. Sigurim shtesë (CDV/TI) mund të zgjidhet me kërkesë. Detajet e mbulimit jepen përpara firmës së kontratës.
7. Karburanti dhe kilometrazhi
Automjeti dorëzohet dhe duhet të dorëzohet me të njëjtin nivel karburanti. Kilometrazhi është i pakufizuar përveçse kur specifikohet ndryshe në ofertë.
8. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet me marrëveshje miqësore. Në mungesë, kompetente është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
9. Të dhënat personale
Trajtimi i të dhënave personale rregullohet nga Politika e Privatësisë.